Brickos

Kurti: Minoriteti serb do ta këtë një ministri por nuk kemi obligim të bëjmë koalicion politik me Listën Serbe

Kurti: Shpejtësia për të arritur marrëveshje me Serbinë nuk duhet t’ia zë vendin prioritetit të përmbajtjes së saj

Kryeministri, Albin Kurti i ka deklaruar Dojëe Velles se është për të arritur marrëveshje me Serbinë por se ajo nuk duhet t’ia zë vendin prioritetit të përmbajtjes së saj. Unë jam për një dialog me parime dhe në konsultim me të gjithë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Unë nuk jam kundër dialogut, por jam për dialog të përgatitur mirë dhe me parime. Jam konstruktiv me një dialog që na shpie në marrëveshje dhe që është mjaftueshëm që të mos sabotohet as nga brenda as nga jashtë. Marrëveshja sa më shpejt është aq më mirë, por përmbajtja është prioritet mbi gjithçka tjetër. Reciprociteti është parim normal i marrëdhënieve bilaterale. Ne do ta heqim taksën, por se ta vendosim parimin e reciprocitetit. Qytetarët më 6 tetor na kanë votuar për këtë gjë. Në program e kemi kur u votuam më 3 shkurt si kabinet qeverisës, do ta zbatojmë me planin e punës së qeverisë, ka deklaruar përveç tjerash kryeministri Albin Kurti gjatë intervistës për Dojçe Velle.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …