Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Pse u harruan aktivistët dhe donatorët e fondit të luftës?

Në një paragraf të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që kundërshtoi Marrëveshjen e Shën  Stefanit thuhet: “Ashtu siç nuk jemi dhe nuk duam te jemi turq, ne do të kundershtojmë me të gjithë forcën tonë të gjithë ata që duan të na kthejnë në sllavë, austriake apo grekë.  Duam te jemi vetëm shqiptarë!”

Në terma ideologjike, në aspektin e të menduarit në stereotipe të Luftës së Ftohtë, udhëheqja serbo-jugosllave ishte një aleat i natyrshëm i perëndimit. Lufta e Kosoves nderroi qendrat e interesit global. Mentaliteti i serbit të zakonshëm nuk kishte ndryshuar, edhepse bota kishte ndërruar, nuk mund të shitej më rrena e mbështjellur në cellofan, interneti ndryshoi botën, por edhe atë të botëkuptimit stereotip për shtetin, që kishte të drejtën ekskluzive të bëjë çfarë do me qytetarin. Demokracia amerikane ishte jo vetëm një dritë në tunel për popujt e kolonizuar, por shembulli i saj kushtetues i shtetit, i plotësuar me 10 amandamentet e “Bill of Rights” e bënte më të qartë raportin e qeverisë me qytetarët, vet e drejta për të bartur armë sfidonte shtetin dhe intitucionet e tij, as të mos përpiqet të abuzojë dikush me të drejtat qytetare dhe të shkelë pragun e derës pa leje të gjykatës, ata sfiduan kolonët anglezë por edhe i luftuan dhe i fituan në luftë të pabarabartë, jo vetëm anglezët, por edhe spajollët dhe franqezët, ata krahas luftës u përgatitën për paqe, ishte pra një simbolikë e fuqisë jo vetëm e luftes por edhe e votës, edhe e pronës private, askush nuk kishte të drejtë të uzurponte me të drejtën formale të pronës. Serbia në këtë aspkt e kishte tërë aparatin të kriminalizuar dhe të korruptuar, qytetarëve shqiptarë ua kishte bërë të pamundur mbrojtjen fizike, prandaj ishte shtuar rreziku për asgjësim, këtë e kishte kuptuar rinia, por edhe UÇK-ja si forcë e vetme vetëmbrojtëse, është tjetër gjë të thuhet se ka pasur edhe formacione tjera ushtarake si FARK-u psh., i cili mbështetej financiarisht nga qeveria e reduktuar në dy tre vetë, nuk kishte një plan të mëhershëm që kishte përkrahje politike, realiteti në terren dhe zhvillimet e reja të izolimit total të zonave rurale, por edhe të lëvizjeve të popullatës kishte krijuar zona të mbipopulluara, edhe për shkak të homogjenitetit të brendshëm solidar, politika kishte mbetur e humbur para një situate të tillë. Kishte përpjekje të kontaktit të liderëve politikë me popullatën në zonat e rrethuara, dhe lëvizjet që bënin liderët duhej të harmonizoheshin me vendimet politike të Serbisë, ajo pra kontrollonte çdo lëvizje.

Dështimi i parë i përpjekjeve për të bërë plane dhe lista e profesionistëve të luftës, shkoi huq, bile u tregua e rrezikshme, meqenëse shumë nga organizatorët e luftës “me letra” ishin burgosur, me burgosjen e tyre ata i zbuluan edhe listat, të cilat ishin plotësuar nëpër bashkësi lokale, pastaj aty kishte edhe të dhëna të tjera në të cilat kishte çasje pushteti ushtarak serb. Disa prej udhëheqësve u larguan nga vëndi, ata larguan edhe familjet e tyre, por pjesa shumicë e popullatës së aftë për luftë kishte mbetur e evidentuar, pa dashje, apo me qëllim të mirë, nuk e di si, por kështu iu bë një kumbari Serbisë. U pa ashiqare se lufta verbale përbrenda dhe politika e cila shprehej se ishte institucionale, nuk pat asnjë dobi. Populli emocionalisht i lidhur me institucionet që kishin legjitimitetin e votës, e cila nuk garantonte asgjë, të zgjedhurit e tyre as nuk ishin të mbrojtur, por as nuk kishin imunitet, ata ishin një grumbull qytetarësh, njejtë si të tjerët, përvecse financoheshin për të edukur popullin si të jetojë më lehtë në kushte robërie, dhe një gjendje e tillë ishte e patolerueshme. U pa sidomos para zbrazjes dhe gjatë zbrazjes së Kosovës, politika kapitulojë dhe pësojë fisako të plotë, ishte pra vështirë të rikthehet besimi në “institucione” të cilat nuk lëvizën asnjë guri nga vendi, e çka duhej të ndodhëte tjetër përpos luftës, dhe kush do ta bënte luftën…? Ata që u paguan afër dy dekada për të bërë këtë dështuan, edhepse veçse kishte filluar grumbullimi finansiar, në emër të një lufte të mundshme qysh në vitin 1991, me formimin e fondit humanitar gjithëkombëtarë… E ka kënduar bukur poeti i Shqipërisë Etnike, Zeqir Gërvalla në poezinë antologjike:

ZËRI I KOSOVËS PËR LIRI *

Anembanë botës

u dëgjua

Zëri i Kosovës

si det vale-valë

plot gjëmë e dallgë…

U zgjua rinia

U zgjua burrëria

U zgjua vashëria

hasmit serb i doli për –ballë…

… Së bashku me fushat

Së bashku me malet

Së bashku me fshatrat

Së bashku me qytetet

Së bashku me lumenjt

së bashku me detet…

UÇK-ja u ngrit në këmbë

me qëndrim-guxim e këngë

Popullit: në ballë i doli

Me grykën e pushkës armikut i foli…

E, VENDLINJA THËRRET

E para – në ndihmë iu gjet.

II

Një vdiste në front…

N’popull lindnin njëqind…

UÇK-ja shtohej-forcohej me mijëra shpirtra

çdo ditë…

Bota e kuptoi…

Bota u bind:

se ky popull ( burra-gra-rini-fëmijë )

MË s’duron të jetojë nën robëri

PO gjakon dritë-LIRI…

… Krisma pushkësh ndër beteja

Për FITORE – dritë-Reja…

UÇK-eja po lufton

Mbarë Kosova po ushton

Të gjithë shqiptarët për t’i bashkuar

Nën FLAMURIN KUQ e ZI

Për KOSOVË-ÇAMËRI – SHQIPËRI…

E, VENDLINDJA THËRRET

E para – në ndihmë iu gjet.

III

Po…

Anembanë bOtës

u dëgjua Zëri i Kosovës

porsi deti dallgë-dallgë…

Hapen varre…

Hapen plagë…

Hapen horizonte…

Rihapen varre…

Rihapen plagë…

Rihapen horizonte të Reja…

Në MBROJTJE KOMBËTARE

SHndërrohet UÇK-eja;

Rivarrosen: trimat… dëshmorët… viktimat…

Ringjallen përsëri – feniksë të rinj…

Po, po…

Shërohen plagë

për LIRINË dritëbardhë

që në prag

Ja, ka ardhë…

E, VENDLINDJA THËRRET

Sërish – në ndihmë iu gjet…

IV

… edhe Sot

Anembanë Kosovës…

Jehojnë fushat-kodrat-malet…

Lufta jonë, o dot nuk ndalet:

pa e bërë SHQIPËRINË ETNIKE

me tërë bOtën

të jetë

Mike…

E, VENDLINDJA THËRRET

Dha frytin e vet –

U bë: FOND KOSOVE;

me shqiptarët

Anembanë kësaj bOte

për Sot –

e Mijëvjeçarin e Ri

Për DRITË e (I) L I R I . . .

( Bronx, NY Amerikë

Më 26.VIII. 1999 )

—————–

Diaspora shqiptare fillojë të dinamizohet, dhe të shtoi kërkesat për të ndryshuar gjendjen, dhe gjendjen mund ta ndryshonte vetëm rrezistenca e armatosur, pra ishin shterur të gjitha mundësitë praktike të politikës së hapur dhe publike, e cila kishte pësuar metamorfozë logjike, si mund të ndërtohej demokracia si i okupuar dhe pa asnjë të drejtë elementare njerëzore, e përkrahur moralisht nga diplomacia perëndimore, askush nuk kishte provuar të plotësonte kushtin fizik veprimin dhe kundërveprimin, apo për të lëvizur gjërat duhej shkaku, kjo ishte forca, dhe pa te asgjë nuk lëvizëte, ishte krijuar një situatë e ekuilibrit të panatyrshëm, i forcës represive të përditshme dhe i durimit deri në amshim. Jeta kishte humbur kuptimin, e një gjendjeje të paspjegueshme të utopizmit qytetar, si votues, ata nuk kishin kuptuar se ishin shndërruar në kufoma të gjalla, pa asnjë të drejtë elementare njerëzore. Mërgata shqiptaro-amerikane, pas marrëveshjes së Daytonit ndërroi kursin, liderët e saj dhe kryeministri, mbetën jashtë dyerëve të Daytonit, nuk ishte më sukses protesta jashtë dyerëve, ku bëheshin marrëveshjet dhe zgjidheshin fatet e shteteve të reja, “paça” si meny ishte ftohur, duhej tash një motiv i sërishëm por pak më ndryshe, ai i djersës, finansave, gjakut dhe uniformës ushtarake. Diaspora shqiptaro-amerikane u tregua e gatshme, senzibilizoi popullatën që paguhej dy herë në javë me çeqe dhe biznesmenët shqiptarë, djersa e tyre kishte tjetër njësi matëse, dollarin, armatimin e lehtë konvencional dhe uniformën, por edhe emrin disi tjetër, jo më demokraci dhe fraza boshe, por baratalioni Atlantiku dhe lufta, edhe finansimi kishte ndërruar normën, jo më 3 përqind por shumë më shumë, jo më në konton e qeverisë por në fondin “Vendlindja thërret”, kontribuesit ishin të njejtë, por grumbulluesit të tjerë, shumë më fleksibil në natyrën e punës, edhe grumbullues, edhe liferues, edhe dërgues të armatimit tej oqeanit, në terrenin e djegur nga luftimet. Fondi “Vendlindja thërret” e kryejti misionin e saj kombëtarë dhe njerëzorë, por a e kryejti qeveria, dhe politika pas lufte për ta, jo asnjëherë. E gjithë ajo armatë aktivistësh u harrua dhe u la pas dore, nuk ishin ata të vetmit, njëjtë ishte vepruar edhe me aktivistët e Fondit të 3 përqindëshit, a e merituan këta këtë harresë, jo asesi! Tash kur po vijnë lajmet nga Kosova e rendeve të gjata të aplikuesëve të benefiteve të luftës, diaspora po frymon më ndryshe, nuk po mallkon, por po ka dhëmbje, kend e financuan dhe për kend luftuan, a ka merituar ajo një përbuzje të skajshme të institucioneve filizë të reja, pse nuk u gjetë në mesin e laureatëve asnjëri nga finansuesit e luftës dhe të paqes, pse nuk u përmend asnjëherë fondi i luftës “vendlindja thërret” dhe administratorët e fondit. Këtë ia ka borgj, shteti, institucionet e shtetit, por edhe qytetarët e Kosovës. Diaspora shqiptaro-amerikane ishte heroike, dha djersën, dha finansat-fondin e luftës “Vendlindja thërret”, dha armët, uniformat dhe luftarët e Atlatikut, pra pamëdyshje disapora shqiptaro-amerikane është fituesi moral i luftës, dhe e gjthë ajo armatë njerëzish meriton mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes për kontributin.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …