Zbulohet pllaka përkujtimore për dëshmorin e kombit Enver H. Rashiti “VELI”

Me datë 07.03.20 në orën 16:00 bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorit të kombit Enver Hyzri Rashiti “VELI” i cili ra heroikisht më 15 janar 1999 në mbrojtje të Reçakut nga hordhitë çetnikë Serbe. Pllaka i është ngritë në vendin e rënies mbi Reçak. Lavdi Velit dhe gjithë dëshmorëve dhe martirëve që ranë për mbrojtje  të Atdheut.

Më 15 janar të vitit 1999, nga radhët e luftëtarëve të Reçakut kanë rënë në mbrojtje të popullatës civile: Enver Rashiti, Ali Beqa, Ismail Luma, Mehmet Mustafa, Shaqir Berisha, Kadri Syla, Nazim Kokollari, Skënder Qarri, Lutfi Bilalli,  Kadri Syla, Shaqir Berisha, Sadik Mujota, ndërkohë që në përpjekje për tërheqje të popullatës kanë rënë: Nexhat Ramadani,  Sadik Osmani dhe Ragip Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Selajdin Abdullahu: Iu dha lamtumira atdhetarit Shefket Musliu nga Gjilani

Shefket Musliu lindi më 10 prill 1946, në Artanë, nga prindërit Zylfi dhe Mihrije. Babai …