Albulena Haxhiu: Do ta bëjnë të pamundurën që të zbulohet fati i të pagjeturve dhe që kriminelët të dalin para drejtësisë

A. Haxhiu: Do ta bëjmë të pamundurën për të pagjeturit, kriminelët të dalin para drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka vizituar përfaqësueset e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, me të cilat diskutoi për çështjen e zbardhjes së të pagjeturve nga lufta në Kosovë. Në këtë takim ajo shprehu zotimin e saj që si institucion ta bëjnë të pamundurën që të zbulohet fati i të pagjeturve dhe që kriminelët e luftës të dalin para drejtësisë, duke shtuar se diçka e tillë është paraparë edhe me programin qeverisës lidhur me hetimin, dokumentimin dhe arkivimin e krimeve të luftës. Ministrja theksoi se aktivizmi dhe mosdorëzimi i këtyre grave në kërkim të drejtësisë, është shtysë për secilin institucion që të angazhohet që drejtësia për këto familje të vihet në vend. Përfaqësueset e kësaj shoqate, falënderuan ministren Haxhiu për vizitën e saj në një datë kaq të rëndësishme për gratë siç është 8 Marsi, duke shprehur besimin e tyre për bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë në zbardhjen e fatit të familjarëve tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …