RKL: Fushata kundër vlerave të UÇK-së vazhdon, por ata që bashkuan armët për çlirimin e Kosovës, “prej luftës nuk largohen...” I

RKL: Katër pikat famoze të ligjëratës së Thaçit për integrimin e Kosovës në Serbi dhe bashkë me Serbinë në BE

Katër pikat famoze të ligjëratës së Hashim Thaçit, që e ka mbajtur  në Institutin e Hagës për Drejtësi Globale përkufizohen që në fillim të ekspozeut të tij, ku ai thotë se  “Serbia dhe Kosova duan të jenë pjesë e BE-së dhe kjo, sipas tij  siguron mjete përmes së cilave mund të vendosen paqja dhe bashkëpunimi. Nëse pikat i përmbledhim në katër fjali, që ilustrojnë më së miri qëndrimin e tij atëherë këto janë:

  1. Kosova duhet ta ndihmojë Serbinë që të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.
  2. Duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme, duhet të bëjmë kompromise që Serbia të hapë kapituj të negociatave me BE-në.
  3. Jam krenar që vitin që shkoi kam nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
  4. Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Kosovën.

        Pika e parë sipas Thaçit duhet të jetë kontributi i Kosovës dhe i Serbisë ndaj problemeve evropiane. Kosova duhet ta ndihmojë Serbinë që të anëtarësohet në strukturat euroatlantike. Komentimi i kësaj pike është tepër i qartë dhe zbulon sërish para opinionit se qëllimi i bisedimeve dhe marrëveshjeve që ka nënshkruar, Hashim Thaçi në Bruksel ka qenë që duke bërë kompromise në dëm të Kosovës t’ i mundësohet Serbisë të anëtarësohet në strukturat evro-atlantike, edhe pse shteti dhe Qeveria serbe ka bërë të ditur me qindra herë se nuk e bën kurban Kosovën për integrim në BE.  Ndihma e pakursyer që pretendon Thaçi t’ i japë Serbisë, gjithnjë në dëm të Kosovës, padyshim se nënkupton një karotë nga Serbia, dhe kjo është fare lehtë e kuptueshme për  pozitën ku ai ndodhet aktualisht. Karota e Serbisë, për Thaçin do të ketë shijen e keqe që do të kundërmojë jo vetëm derisa  të jetë gjallë…

         Pika e dytë: Thaçi ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë marrëveshje afatgjata që do t’ i ndihmojnë të dyja vendet të  përqendrohen në ekonomi. Ne duhet të gjejmë zgjidhje për 5 vitet e ardhshme, duhet të bëjmë kompromise që  Serbia të hapë kapituj të negociatave me BE-në. Dikush mund të thotë se dialogu duhet të përdoret si një shkop kundër Kosovës dhe Serbisë. Unë them se zbatimi i marrëveshjeve është karota dhe shkopi për të dy shtetet.  Edhe kjo pikë është kryekëput në shërbim të Serbisë, me qëllim që ajo t’ i hapë kapitujt e negociatave me BE-në. Thaçi shprehet i gatshëm  edhe për kompromise të tjera, sidomos në afatin 5-vjeçar derisa pretendon të jetë kryetar i Kosovës.  Ky program i Thaçit i ideuar nga Brukseli dhe Beogradi, nuk ka nevojë as për karotë as për shkop, sepse karota dhe shkopi nuk vlejnë në Serbinë, ndërsa për Thaçin të dyja këto anulohen me kompromiset që ai i ka bërë dhe po i bën në dëm të Kosovës.

          Pika e tretë. Në këtë pikë Thaçi konsideron se “Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë pajtimin, atëherë Bosnje e Hercegovina mund të bashkëpunojnë me Kosovën pa probleme nga udhëheqësit e “Republika Srpska”-s. Kjo do të thotë se ai është në gjendje të pranojë kompromise të reja për orekset e Republikës serbe, duke krijuar edhe një republikë të tillë në veriun e Kosovës, e cila nuk do të quhet me të njëjtin emër( ky është kompromisi, që Beogradi dhe Brukseli i bëjnë Thaçit ) por do të jetë e njëjtë për nga përmbajtja dhe të gjitha funksionet relevante vetëqeverisëse. Thaçi në këtë pikë është mburrur madje ndihet tepër  “krenar që vitin që shkoi ka nënshkruar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Sërish, jo të gjithë në Prishtinë më duartrokitën për këtë. Por, ne jemi liderë, jemi këtu për të marrë vendime të vështira, por të drejta. Thaçi drejtpërdrejt pranon se ka marrë vendime të vështira, por të drejta. Shtrohet pyetja pse ka qenë vendim i vështirë çështja e  demarkacionit, nëse Kosova nuk i ka humbur 8000 hektarë tokë. Nëse ai beson se është respektuar vija e kufirit, përse paska qenë një vendim i vështirë, por edhe i drejtë sipas tij? Ky qëndrim prepotent, ogurzi dhe tejet cinik i Hashim Thaçit drejtohet drejtpërdrejt kundër opozitës, me qëllim të eskalimit të situatës në vend, sepse duket se kjo i konvenon më së shumti regjimit tashmë policor të Kosovës, për të vazhduar uzurpimin e pushtetit.

         Pika e katërt:  Kosova ka vendosur dhomat speciale – një gjykatë speciale, e cila do të vendoset në Hagë.  Gjykata Speciale përbën një mundësi dhe një përparësi për Kosovën. Kjo është pika ku Thaçi ka investuar më së shumti, “me qëllimin më të mirë” që për hir të partnerëve ndërkombëtarë të pajtohet për themelimin e një Gjykate kundër UÇK-së, për të cilën shprehet i sigurt se “ne nuk mund të vazhdojmë të shpërfillim akuzat thjesht, sepse ne duhet të heqim çdo dyshim mbi emrin e UÇK-së”.

Thaçi me asnjë fjali nuk ka përmendur faktin se prej vitit 2000 e deri tani gjashtë gjykata vendore, rajonale dhe ndërkombëtare kanë shpallur fajtorë, madje kanë dënuar me burg të rëndë, për krime lufte, edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai ka fshehur faktin se gjykatat kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar krerët më të lartë të luftës së UÇK-së dhe qindra luftëtarë të lirisë. Pika e katërt e planit të Thaçit ka qenë karota, të cilën ai e ka ngrënë me qëllim për t’ i shpëtuar shkopit, nëse në fund nuk i ngel në fyt edhe shkopi, pas sa e sa lëshimeve, që i ka bërë Beogradit e Brukselit, në dëm të Kosovës, me të vetmin qëllim, shpëtimin e vetvetes, mundësisht edhe tre prej atyre që i kanë mbetur besnikë në të gjitha lëshimet e deritanishme.  Katër pikat e Hashim Thaçit kanë të bëjnë me integrimin e Kosovës në Serbi dhe së bashku me Serbinë në BE. Këto janë synimet që Thaçi pretendon t i arrijë me çdo kusht, sepse vetëm me lëshime të tilla, është mbajtur dhe po mbahet në pushtet. Por, nuk thuhet kot se  “prej të thënës në të bërë, mes është një det me rërë”.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …