Kryeministri, Edi Rama, ka vendosur të ndërmarrë disa masa lehtësuese që do të hyjnë në fuqi nga fillimi i javës së ardhshme

Edi Rama: Kemi hyrë në një javë të vështirë, qytetarët të durojnë dhe të rezistojnë por pa e shkelur kufizimin e lëvizjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kanë hyrë në një javë të kritike, ku janë duke humbur jetë njerëzish si pasojë e e epidemisë se koronavirusit. “Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz. Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha: të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …