leoni

Besim Ilazi

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi reagon ndaj prerjes ilegale të pyjeve

Të nderuar qytetar të Komunës së Kaçanikut, në këtë kohë kur jemi duke u përballuar me parandalimin dhe luftimin e virusit COVID-19, me shqetësim të madh, kemi konstatuar se është duke ndodhur dëmtimi apo prerja në masë të madhe e pyjeve të Komunës sonë. Me qëllim të ruajtjes së natyrës dhe vlerave të sajë, ju bëjmë thirrje që të përmbaheni nga veprimet e tilla të kundërligjshme, në të kundërtën do të ballafaqoheni me pasojat ligjore të veprimeve të kundërligjshme nga ana e juaj.

Në këtë kohë të pandemisë vetëm sa është duke u rritur edhe më shumë kjo dukuri, recidivistët janë duke e shfrytëzuar këtë situatë dhe dëmet e shkaktuara nga ta janë tejet të mëdha dhe padyshim të pariparueshme.

Komuna e Kaçanikut tash e një kohë të gjatë ka bërë përpjekje të vazhdueshme për parandalimin e dukurisë negative të prerjes ilegale të pyjeve duke ndërmarr veprime të ndryshme.

Si institucion gjithashtu kemi përcjell vazhdimisht edhe punën e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës sa i përket masave preventive dhe atyre represive të ndërmarra nga ta.

Nëpërmjet kësaj komunikate bëjmë thirrje po ashtu edhe për gjykatat kompetente që në vendimet e tyre nga vepra penale Vjedhje Pylli, politikën ndëshkimore ta kenë më të ashpër dhe se denimet të mos jenë nën minimumin e paraparë.

Kërkojmë gjithashtu nga policia që të patrulloj më shumë në të gjitha zonat e Komunës së Kaçanikut si masë parandaluese e kësaj dukurie negative.

Pyjet janë një pasuri shumë e çmueshme e vendit, prandaj ti ruajmë ato.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Kaçanikut

  1. Besim Ilazi​

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …