Isa Mustafa: Do të këtë krizë politike pasi partië politike nuk kanë pajtueshmeri për postin e kryetarit të Kosovës

Mustafa: Nuk është e rëndësishme që tre deputetë të LDK-së kanë votuar kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka folur me nënkryetaren Vjosa Osmani pas votimit kundër mocionit që inicioi partia e tyre kundër qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. Ai ka treguar se është munduar që LDK-ja të ketë unitet dhe se vendimmarrja duhet të bëhet në bazë të konsultimeve të brendshme. “Si kryetar i LDK-së e kam detyrë të krijoj unitet brenda LDK-së. Unë mund t’ju siguroj se gjatë kësaj periudhe kam bërë maksimumin të krijoj bashkëpunim dhe punë ekipore që vendimmarrja të rezultojë mbi bazë të konsultimeve të brendshme. Askush nuk i ka thirrur ata që t’iu thotë pse kanë votuar kundër, por a kanë bërë mirë apo jo, relacionin e tyre duhet ta vëmë në raport me relacionin e shumicës. Për mua me rëndësi në këtë rast është që 24 deputetë kanë votuar për. Nuk është fare e rëndësishme për mua që tre deputetë kanë votuar kundër. Kjo është logjika ime. Është logjikë e shumicës sepse demokracia respekton shumicën”, ka thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …