Ambasada amerikane thekson se korrupsioni është ndër pengesat më të mëdha për rritjen ekonomike të Kosovës

Ambasada amerikane, në Prishtinë, kundërshton ashpër vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë, ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë, masë kjo që e vendosi mbrëmë Qeveria në detyrë e Kosovës. Në një kumtesë të sotme  për media nga kjo ambasada amerikane ka kundërshtuar  ashpër këtë vendim të kryeministrit të shkarkuar, Albin Kurti. “Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja,  sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …