Edita Tahiri

Tahiri: Brukseli së shpejti do të sjellë kodin telefonik për Kosovën

Ndonëse sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, Kosova është dashur të ketë kodin telefonik me 1 mars, ministrja për Dialog, Edita Tahiri vazhdon të besojë se kjo do të ndodhë si pasojë e angazhimit të zyrtarëve të lartë në Bruksel. Ajo thotë të ketë zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit e BE-së, të cilëve u ka shprehur shqetësimin në lidhje me mos-zbatimin e marrëveshjes për kodin telefonik për Kosovën për të cilën presioni i opinionit publik dhe i medieve në Kosovë është gjithnjë në rritje. “Në një bisedë të gjatë për këtë çështje, zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian kanë njoftuar se Bashkimi Evropian po angazhohet intensivisht për çështjen e kodit telefonik për Kosovën dhe se kjo marrëveshje do të realizohet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ministrja, Tahiri. Ajo ka shtuar se zyrtarët e BE-së kanë bërë me dije janë të vetëdijshëm se sa është e rëndësishme kjo çështje për qytetarët e Kosovës, si dhe e kanë parasysh se bisedimet për kodin telefonik kanë zgjatur me vite dhe se zbatimi i saj është vonuar.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …