Kryetari Latifi, përmes një postimi të tij në facebook e ka kujtuar 9 prillin ditën kur u thye kufiri shqiptaro – shqiptar

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, përmes një postimi të tij në facebook e ka kujtuar 9 prillin ditën kur u thye kufiri shqiptaro – shqiptar, ai ndër të tjera ka thënë: Më 9 prill 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përkatësisht luftëtarët dhe udhëheqësit e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, thyen kufirin ndarës midis shqiptarëve, duke filluar një luftë heroike me pushtuesit serb e cila zgjati deri në fitoren e plotë. Në këtë vijë frontale u përjetësuan në kujtesën e brezave 114 luftëtarë trima – dëshmorë të kombit. Gjithmonë, kujtojmë heronjtë: Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Ali Ivaja, Abaz Thaçi… gjithsej 114 jetë nga vise të ndryshme shqiptare dhe vullnetarë të huaj që nderuan kombin tonë dhe të tyrin, duke u flijuar për lirinë tonë. Në frontin e Koshares ishin edhe shumë luftëtarë trima nga Anadrini, 5 nga të cilët u pavdekësuan në histori, si: Ramiz B. Krasniqi-Dejn, Hamëz A. Thaçi- Xërxë, Haziz R. Tolaj- Pataqan, Naim Sh. Arllati- Brestoc dhe Luan R. Gashi- Hoçë e Vogël. Në luftimet e Koshares u çimentua edhe njëherë me gjakun e kuq dhe me jetët e njerëzve, ideali dhe aspirata e lirisë dhe bashkimit kombëtar. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të rënët! Lavdi veprës së heronjve dhe dëshmorëve të kombit! LAVDI! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …