Gurakuç Kuçi: Masakrat e harruara në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan dhe vizita e Thaçit në Gorazhdevc tek serbët

Gurakuç Kuçi: Masakrat e harruara në Zahaq, Llabjan dhe Pavlan dhe vizita e Thaçit në Gorazhdevc tek serbët

Historia e harruar por që nuk kapërdihet është burgosja e 70 fshatarëve nga fshati Llabjan i Pejës me 1 maj 1999 nga forcat serbe. Burgosja e tyre në një shtëpi të improvizuar në Zahaq, ku nga aty mbetën 16 burra të vrarë dhe zhdukur e gjysma e tyre akoma nuk janë gjetur. Ndër të zhdukurit është edhe gjyshi im (babai i nënës) Cen Alush Kelmendi e këtë histori mund ta rrëfej në vetën e parë. Në këtë burg si fëmijë 9 vjeçar kam qenë edhe unë. Historinë se si ka ardhur deri tek lëshimi nga burgu të grave e fëmijëve mund ta tregojë më së miri vetëm babai im. E gjitha një histori e pa-rrëfyer, një histori që askujt në Kosovë nuk i intereson. Një histori po aq e pa-rrëfyer mbetet maskara e 21 burrave në fshatin Zahaq, e po e njëjtë mbetet e panjohur për masën rrëfimi i masakrës në Pavlan të 12 civilëve të gjithë të pafajshëm e mos të flasim për drejtësinë. Të gjitha këto raste të veçanta, të dhimbshme dhe të tmerrshme mbeten nën hije e masakrës së Qyshkut. Të gjitha këto janë raste të ndara të kryera nga kriminelët e njëjtë dhe të gjitha meritojnë vëmendje. Nëse ne i ngulfasim ngjarjet, i amnistojmë krimet e forcave Serbe. Pra, janë katër masakra (Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan) secila më e tmerrshme se tjetra dhe katër rrëfime lufte për të cilat nuk bën të amnistohet askush. Janë katër rrëfime që duhet shkruar e memorizuar përjetësisht, si martirë, civilë të vrarë, masakruar dhe zhdukur pafajësisht.

Sot kur përkujtohen këto katër maskra, politikanët i shkruajn disa rreshta vetëm sa për kamuflazh, por 1 majin e Llabjanit që ishte dje askush nuk e kujtoi.

Nuk ka as një histori të shkruar, apo ndonjë dokumentar për këto katër masakra veç e veç. A e di ndokush si është të jetojë një baba në Zahaq që i ka humbur pesë djemtë?

Fshati Zahaq kufizohet me fshatin Gorazhdevc i cili është i banuar kryesisht me serbë, një fshat ku paralel institucioneve të Kosovës gjenden edhe ato të Serbisë. Në këtë fshat i cili ruhej paslufte nga KFOR-i si gjitha enklavat dhe fshatrat serbe me 13 gusht 2003 ishte lajmëruar vrasja e dy të rinjve serbë kinse teksa notonin në lumin që e ndan fshatin Zahaq me Gorazhdevcin.

Mirëpo, që nga ajo kohë e vërteta nuk është zbuluar asnjëherë, sepse në të vërtetë aty faktet tregonin dhe tregojnë sikur edhe tani të hulumtohet, për një rast të manipuluar sikur PANDA në Pejë. Të rinjtë kishin vdekur pasi duke tentuar të zënë peshk me gjenerator elektrik në lumë, i kishte zënë rryma dhe më pastaj ishte bërë kamuflimi i ngjarjes si vrasje me armë, aty ka pasur edhe të tjerë të rinj serb. Kujtojmë se për rastin PANDA në Pejë Serbia e ka pranuar fajin që atë krim nuk e kanë kryer shqiptarët por vetë serbët. E edhe rasti në Gorazhdevc ka qenë një rast i manipuluar, pasi manipulimi me një rast të tillë aso kohe zvarriste apo ndalonte dhënien  Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës projektin e ashtuquajtur “Standardet për Kosovën para Statusit Final”.

Në këtë fshat të banuar me serb është pllaka përkujtimore ku shkruan së është krim i bërë nga terroristët shqiptarë. Kësaj pllake dhe këtij krimi me 13 gusht 2016, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i është përkulur dhe i ka bërë nderime. Po i njëjti nuk ka denjuar që tu bëjë nderime krimeve të serbëve në Zahaq që nuk është as një kilometër nga Gorazhdevci, në Llabjan apo Pavlan. Një gjest të tillë, Thaçi, e kishte bërë edhe në fshatin Grackë.

Në Kosovë raste të harruara dhe të vakumizuara si ajo e Zahaqit, Llabjanit e Pavlanit, ka me qindra. Vakumizimi i këtyre rasteve dhe përqendrimi vetëm në një numër të masakrave amniston drejtpërdrejt Serbinë nga krimet e kryera në Kosovë. Vakumizimi i ngjarjeve të tilla një ditë do të vakumizoj dhe vë në harresë edhe masakrat si ajo e Reçakut, Mejës, Obrisë, Qyshkut, etj.

Veprime të tilla nuk po bëhen rastësisht dhe vakumizimi e ndrydhja e vrasjeve, masakrave, dhunimeve, torturave, burgimeve, e lloj lloj gjesteve jo humane të bërë nga Serbia në Kosovë.

Politika po amniston krimet serbe në Kosovë, dhe kjo u fillua nga Thaçi me vizitën në Grackë dhe Gorazhdevc e tani po kërkohet amnistia për krimet serbe publikisht edhe nga njerëzit e tij.

Pra, për fund, lënia mënjanë e shumë masakrave, vrasjeve e krimeve të Serbisë në Kosovë, ashtu si lënia anash edhe e shumë betejave të UÇK-së dhe vakumizimi i tyre duke përmendur vetëm disa ngjarje më të mëdha, krijon amnisti për Serbinë deri sa dikur fillojnë të vakumizohen e harrohen edhe krimet e betejat e mëdha dhe kjo duhet të ndalohet. Ne nuk duhet të jemi një Republikë e Gjarprit, por duhet të jemi Republika e qytetarëve të Kosovës. Pa drejtësi nuk ka paqe dhe kjo është dëshmuar me qindra raste nëpër botë.

Një varr për gjyshin tim.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …