Milaim Sylejmani: Heroizmi i diplomacisë tonë

Në fillim të muajit Mars të këtij viti, duke shfrytëzuar rrugën tranzitore përmes Gjeorgji-së për në Francë, R.B. ndalohet nga autoritetet Franceze duke u kthyer prapa, pikërisht në ditët kur Gjeorgjia vendosi karantinën dy javore për çdo udhëtarë që hynte në atë shtet. Pas karantinimit dy javor, R.B. kishte provuar të hynte në Turqi përmes rrugëve tokësore. Por, për fatëkeqësinë e tij, në kuadër të masave parandaluese të pandemisë, Turqia kishte mbyllur kufijtë, duke mos lejuar hyrjen e asnjë udhëtari përveç shtetasve turq.

Mosnjohja e ndonjë gjuhe të huaj dhe mungesa e përvojës në udhëtime jashtë vendit, e rënduan shumë gjendjen e R.B.

Mundësia e vetme e mbetur për të kërkuar ndihmë dhe ngushëllim ishin telefonatat.

R.B. kishte kontaktuar familjarë, miq dhe dashamirë (falë Zotit në situata të tilla solidariteti ynë si popull asnjëherë nuk ka munguar). Kështu, përmes njërit nga bashkëluftëtarët e mi Arben Ahmeti i cili aktualisht gjendet në Francë u kërkua ndihmë edhe nga unë. Permes bisedës sime me të, ndër të tjera arrita të kuptoj se bëhej fjalë për një djalë i cili kishte mbetur jetim së bashku me tre vëllezërit dhe dy motrat e tij pasi që armiqtë shekullor serbo-sllavë ua kishin mbytur babanë me tortura mizore. Pra, ishte rritur nën përkujdesin e nënës heroinë dhe njerëzve të vullnetit te mirë, derisa ishte aftësuar për punë.

R.B. së bashku me vëllezërit e tij kishin arritur të hapnin një biznes për servisim dhe riparimit të automjeteve (ngjyrosje dhe riparime shtesë të karrocerisë). Puna cilësore dhe kujdesi i vazhdueshëm ndaj konsumatorëve u siguronin të ardhura të mjaftueshme, duke u mundësuar të ndërtonin dy shtëpi, duke përmirësuar kështu mirëqenien e gjithë familjes. Pavarësisht kësaj, si shumë të rinj, duke shpresuar dhe duke mbivlerësuar mundësitë në perëndim, e në anën tjetër duke nënvlerësuar të ardhurat nga biznesi, R.B. ishte nisur për mërgim!

Është e qartë se ne situatën në të cilën ai ndodhej askush nga ne si individ nuk kishte mundësi t’i dilte në ndihmë, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit. Ishin institucionet kredibile të shtetit tonë të cilat e bënë atë, duke filluar nga angazhimi i strukturave komunale të Vitisë, qendrës emergjente ndërministrore të krijuar nga Qeveria e Kosovës (task forca) qysh në fillim të pandemisë, e mbi të gjitha ishte angazhimi i Amabsadës së Kosovës në Turqi.

Stafi diplomatik i kësaj amabasade, duke përfshirë konsujt dhe atashetë janë angazhuar me të gjitha kapacitetet, dhe kanë shfrytëzuar çdo mundësi ligjore dhe diplomatike, për ti dalë në ndihmë këtij të riu. Meqë autoritetet turke tanimë kishin ndaluar hyrjen për të gjithë shtetasit e huaj (pavarësisht emergjencave). Përkundër angazhimeve të mëdha të ambasadës, për shkak të mbylljes së kufijve R.B. në fluturimin e organizuar me datën 21.04.2020 edhe pse ishte i futur me prioritet në listën e udhëtarëve nuk u arrit që t’i mundësohej udhëtimi.

Stafi ynë diplomatik, konsulli i përgjithshëm në Stamboll dhe konsujt tjerë, gjatë gjithë kësaj kohe kishin krijuar raporte thuaja famljare me R.B. duke bashkëndjerë gjendjen shpirtërore dhe emocionale të tij, i telefononin gati se çdo ditë. Ndërkohë, i kishin  siguruar edhe një donacion nga njerëzit vullnetmirë në vlerë prej 800 dollarësh për shpenzimet e  akomodimit dhe ushqimit të tij.

Duhet t’a falënderojmë edhe qytetarin gjeorgjian me emrin Gjorgje te i cili banonte me qira, e i cili i kishte ndihmuar mjaft shumë, dhe e kishte sjellur në kufi me shpenzime simbolike, duke bërë një rrugë të gjatë.

Në fillim të muajit Qershor, shteti turk kishte zbutur masat kufizuese për parandalimin e pandemisë dhe kishte hapur një vendkalim tokësor me Gjeorgjinë për raste emergjente.  Angazhimi i diplomacisë sonë ishte i menjëhershëm, dhe rasti tanimë i ngritur te autoritetet turke i mundësoj R.B hyrjen në Turqi. Atasheu policor i shtetit tonë në Turqi me makinë zyrtare kishte bërë udhëtimin prej afër 2000 km në dy drejtime duke shkuar personalisht nga Ankaraja në kufirin Gjeorgjian për të marrë shtetasin tonë.

Në fluturimin e organizuar më datën 04.06.2020 Ridvani kthehet në atdhe.

Është ky një heroizëm diplomatik, në kushte të pandemisë globale, që shteti ynë bëri për shtetasit e vet.

U jemi mirënjohës për jetë!

Ndërsa ju rini e dashur, përkushtohuni në shkollimin bashkohor (shkenca kompjuterike dhe drejtime tjera të nevojshme në tregun e punës), zhvilloni ndonjë zanatë që nuk do të ju lënë pa punë, ose punone tokën tonë të frytshme duke kultivuar perime e  bimë të ndryshme, të kërkuara në tregun tonë, dhe kurrsesi mos merrni rrugë qorre dhe të panjohura për në vende të huaja. Askund s’ju pret bankomati pa punë!!!!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …