leoni

Jakup Krasniqi: VLERAT E SOTME TË SOCIALDEMOKRACISË

Jakup Krasniqi: VLERAT E SOTME TË SOCIALDEMOKRACISË

Socialdemokracia ka mbetur një ideologji e majtë politike që vazhdimisht ka bërë një evolucion paqësor për kalimin nga kapitalizmi i egër e shfrytëzues në socializëm modern duke përdorur me urti e intelektualizëm vlerën e proceseve politike të filluara nga socializmi shkencor i Marksit Në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore në Evropën Perëndimore, socialdemokracia evropiane me të drejtë e refuzuan politiken Staliniste dhe modelin e ekonomisë se tij të instaluar në Bashkimin Sovjetik.

Në këtë kohë socialdemokratët e Europës Perëndimore përqafuan një formë të re të ekonomisë që bazohej në mbizotërimin e pronës private, por pa hequr dorë nga disa shërbime publike komunale e pronë publike nacionale. Nga ajo kohë Socialdemokracia është angazhim për politika që synojnë frenimin e pabarazisë shoqërore , kundër shtypjes se kategorive të varfra dhe përgjithësisht kundër varfërisë. Socialdemokracia dhe socialdemokratet angazhohen për një përfshirje sa më të arritshme publike në shërbime që kujdesën për moshën e re, për arsimin e edukimin e fëmijëve, për moshën e tretë, për shërbimin shëndetësor dhe të drejtat e punëtorëve dhe kompensimin e tyre meritor në punë.

Lëvizja Socialdemokrate qellim ka krijimin e lidhjeve të forta në mes punëtorëve dhe lëvizjes sindikale, si dhe është mbështetëse e fuqishme e të drejtave kolektive të punëtorëve. Gjithashtu Socialdemokracia edhe në ditët tona angazhohet për të zgjeruar e forcuar vendimmarrjen demokratike përtej politikave në sferën ekonomike duke bashkëvepruar me të punësuarit dhe sferat tjera të ekonomisë.

Socialdemokracia e ndjek një rrugë të tretë dhe ka për qëllim që të bashkojë krahun e djathtë të ekonomisë më krahun e politikave sociale te mirëqenies. Kjo është një ideologji e re e majtë që u zhvilluan në vitet 1990 dhe është me mbështetjen e socialdemokratëve të partive politike, natyrisht që kjo rrugë e trete është konsideruar si një mënyrë mjaftë efektive e lëvizjeve neoliberale.

Është krejt e natyrshme që kjo rrugë e re e socialdemokracisë të kërkoj njerëz të arsimuar që disponojnë dije e konsistencë politike për t’ju prirë proceseve politike e veçmas në shoqëritë e reja siç është vendi ynë. Ndërsa kusaria politike që shfaqet me bollëk në kohën tonë, nuk e ka hallin për politikat sociale e socialdemokrate që u nënvizuan në këtë shkrim të shkurtër. Kusaria është grabitje për vete, ndërsa socialdemokracia tërë angazhimin e ka mbrojtjen e shoqërisë nga kusaria.

Shkurt: Socialdemokraci nuk është kërkesë për një vend të punës, por angazhim permanent për mbrojtje të punëtorëve e kategorive sociale që u duhet solidariteti njerëzor dhe krijimi i vendeve të punës për zhvillim e mirëqenie shoqërore.

Prandaj socialdemokratëve ju duhen dije e dashuri njerëzore, ju duhet konsistenca e qëndrueshmëri e çeliktë, ashtu siç ishte qëndrueshmëria e luftëtarëve të Lirisë nder vite!

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës Serbe” brenda Qeverisë

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të fundit hibride të instalacioneve të “Botës …