UCK

Është ndarë nga jeta veterani i UÇK-së, Mehmet Kastrati nga Maxharra e Malishevës

Mbrëmë ka ndërruar jetë veterani i luftës, Mehmet Kastrati nga fshati Maxharrë i komunës së Malishevës. I ndjeri ishte i shtrirë në njërën prej klinikave në QKUK, dhe ka qenë prekur edhe me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar familja e të ndjerit, menjëherë pasi mjekët i kanë njoftuar për vdekjen e familjarit. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Kastrati dhe të gjithë bashkëluftëtarëve. I ndjeri ka vdekur menjëherë pasi IKSHPK i ka publikuar rezultatet e analizave të djeshme për rastet e prekura me COVID-19. Vdekja e mbrëmshme, e regjistron rastin e tretë të vdekjes në Komunën e Malishevës, të cilët kanë qenë të prekur edhe me COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Proda u propozua nga Ministri i Brendshëm në Këshillin e Ministrave për të drejtuar Policinë e Shtetit

Shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Policisë së Tiranës

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Sipas raportimeve …