Pas vendimit të institucioneve të Kosovës për masa reciprociteti ndaj Serbisë, kamionët dhe maunet serbe po gjejnë mënyra të reja kontrabandimi për futjen e gazit dhe naftës në territorin e vendit tonë. Burime nga terreni njoftojnë se në Kosovë janë parë duke lëvizur maune me tabela të Bosnjës. Duket se Serbia po bën çmos për të mos e humbur tregun e Kosovës, pasi që llogaritet se prej vendosjes së masave të reciprocitetit, ajo humb mbi 25 mijë euro në ditë. Përndryshe, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami ka marrë vendim për masa reciprociteti ndaj Serbisë për shkak se kjo e fundit nuk po i njeh certifikatat e shoferëve kosovarë që transportojnë mallra andej kufirit.
Kontrolloni gjithashtu
IAEA verifikon raportimet për sulm ndaj një centrali bërthamor në Iran: Nuk pritet rrezik radiologjik
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka bërë të ditur se është duke shqyrtuar raportimet për …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
