Kuvendi i Kosovës

Odat ekonomike kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë ta miratoj ligjin për rimëkëmbje ekonomike

Odat ekonomike që veprojnë në vendin tonë kanë kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më parë ta shqyrtoj dhe miratoj ligjin për rimëkëmbje ekonomike. Përfaqësues të këtyre odave kanë thënë se do të ishte turp i madh që deputetët të shkojnë në pushim veror pa e përfunduar në tërësi këtë projektligj. Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës(OAK), Skënder Krasniqi ka thënë për KosovaPress, se fatkeqësia më e madhe është që institucionet e vendit nuk kanë reaguar për pasojat e shkaktuara nga pandemia te bizneset, ashtu siç reaguan shumica e vendeve të tjera. Edhe drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka ka thënë për KosovaPress, se institucionet e Kosovës janë vonuar tej mase në aprovimin e pakove të përkrahjes për ndërmarrjet edhe për punonjësit e goditur nga Covid-19. Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka deklaruar se shumë biznese janë detyruar të largohen nga tregu për shkak të pasojave të mëdha që janë shkaktuar nga Covid-19. Ai ka kërkuar nga Kuvendi që sa më parë ta shqyrton projektligjin e pakos për rimëkëmbje ekonomike.

Kontrolloni gjithashtu

Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Franca kërkon të shtyhet vendimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Sipas burimeve diplomatike të Albanian Post, Qeveria e Francës ka bërë një demarsh te vendet …