Lul Raka

Lul Raka: Rreziku kryesor është tejkalimi i kapaciteteve edhe menaxhueshmëria e raseteve të shtuara

Kosova po përballet muajve të fundit me periudhën më të rëndë shëndetësore që nga shfaqja e pandemisë. Të dielën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi se në 24 orët e fundit 13 veta humbën jetën duke e çuar në 249 numrin e viktimave nga koronavirusi. Brenda kësaj periudhe janë konfirmuar edhe 245 raste të reja të të prekurve nga nga 468 të testuar. Numri i lartë i të infektuarve me COVID-19 dhe i rasteve te vdekjeve nga pasojat e tij kanë ngritur shqetësimin e ekspertëve shëndetësorë. Mikrobiologu Lul Raka që njëherësh udhëheq edhe bordin këshillëdhënës për Covid-19 thotë se me rastet e rritjes aktuale kapacitetet shëndetësore të Kosovës janë rrezikuar seriozisht.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …