Fehmi Rama

Fehmi Rama: Dita Ndërkombëtare e të Rinjve shënohet në mbarë botën prej 12 gusht të vitit 1999

Barometri i suksesit të shtetit është rinia. Investimi më strategjik shtetëror është investimi në rini. Rinia është vlera më e madhe, zhvillimi ynë në të ardhmen realizohet nëse kemi qasje produktive ndaj rinis së sotme. Uroj të kemi “Plan Strategjik” për indoktrinim dhe stimulim për të jetuar dhe punuar në vendlindje rinia jonë! Të rinjët kanë nevojë imediate për arsimim të mirefilltë, për dinjitet dhe për kurajo. Gjithashtu nevojitet stopim dhe luftim i dukurive negative.

Rinia jonë ballafaqohet më sfida të shumta, por determinues për karrieren e tyre mbetet mireqenia. Atakimi me udhëkryqin se qka pas përfundimit të studimeve universitare, mbetet i pashmangshem.

Gjithashtu shpresat vëniten për të ardhme prosperuese atëherë kur sheh inkorporimin e jo meritoreve dhe jo adekuatëve, prandajë nëse e duam më të vertet vendin tonë qysh proklamojme duhet të luftojmë këto dukuri.

Investimi në rini, posaçërisht në fushen e IT dhe teknologjisë informative do ishte një nga investimet me të nevojshme.

Ambiciet e rinis për progres duhet të inkurajohen dhe stimulohen.

Kontrolloni gjithashtu

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket se nuk mund të jetojnë pa krizën. Sa herë ndërtohet një rrugë, ata shohin një arsye për protestë. Sa herë shtohet numri i turistëve, ata kërkojnë një arsye për tension. Sa herë Shqipëria afrohet më pranë Evropës, ata shpallin fundin e saj. Është sikur e ardhmja e vendit t'i shqetësojë më shumë sesa e kaluara e tij. Organizatorët e protestave të përhershme në Tiranë paraqiten si "zëri i popullit" nga Prishtina,Tetova e "diaspora", por shpesh ngjajnë më tepër me zërin e pakënaqësisë së manipuluar dhe në thelb të paguar nga qarqe që janë kundër përparimit të Shqipërisë. Programi i tyre politik duket i përmbledhur në një fjali të vetme: të kundërshtojnë çdo gjë që ndërtohet. Për ta, suksesi është problem, sepse suksesi ua rrëzon narrativën e katastrofës. Në anën tjetër qëndron Edi Rama, figura që përkrahësit e tij e shohin si arkitektin e transformimit modern të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, vendi ka fituar një profil më të lartë ndërkombëtar, ka njohur rritje të turizmit dhe ka avancuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian. Për mbështetësit e tij, Rama përfaqëson vizionin e një Shqipërie të re që nuk rri peng i konflikteve të së shkuarës, por synon të konkurrojë në Evropën e shekullit XXI. Satira e madhe e politikës shqiptare është se ata që flasin më shumë për patriotizëm,që shpesh e paraqesin Shqipërinë si një vend pa shpresë, ndërsa ata që akuzohen çdo ditë vazhdojnë të ndërtojnë, të promovojnë dhe të përfaqësojnë vendin në arenën ndërkombëtare. Patriotizmi nuk është të shpallësh katastrofë në çdo konferencë shtypi; patriotizmi është të krijosh kushte që qytetarët të jetojnë më mirë dhe që vendi të ecë përpara. Sot Shqipëria nuk ka nevojë për profetë të rrënimit. Ka nevojë për ide, për investime, për stabilitet dhe për besim në vetvete. Ka nevojë për njerëz që ndërtojnë ura, jo barrikada; që hapin horizonte të reja për zhvillim ekonomik, jo plagë të reja politike. Historia shpesh i ndan aktorët politikë në dy kategori: ata që ndërtojnë dhe ata që pengojnë. Mbështetësit e Edi Ramës besojnë se ai do të kujtohet si pjesë e brezit që kërkoi ta modernizonte Shqipërinë, ndërsa kundërshtarët e tij rrezikojnë të mbeten në kujtesë si njerëzit që luftuan më shumë si kundërshtarë të zhvillimit të Shqipërisë, sesa për të ardhmen e vendit. Selajdin Abdullahu 07.07.2026

Selajdin Abdullahu: Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

Ndërsa Shqipëria ecën drejt një epoke të re zhvillimi, ka ende forca politike që duket …