Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj: Nuk e njoh këtë gjykatë që ka shkelur Kushtetutën e vendit tim dhe çdo të drejtë të mendimit të lirë

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, sot në fjalën e tij para Gjykatës Speciale  ka deklaruar se nuk e njeh këtë gjykatë edhe për faktin se asaj i ka skaduar mandati më 2 gusht të kptij viti”. Pas procedurës administrative, i pyetur nëse do që ta ngrisë ndonjë çështje, Haradinaj ka thënë  se Jam padrejtësisht këtu, sepse ju keni shkelur Kushtetutën e vendit tim.  Kësaj deklarate gjyqtari i është përgjigjur se do të ketë kohë të mjaftueshme për t’iu përgjigjur të gjitha çështje të ngritura në vazhdim të fjykimit.

Nasim Haradinaj është shprehur i nervozuar sot në seancën e tij të parë në Gjykatën Speciale duke thënë se nuk e ka njohur, nuk e njeh dhe nuk do ta njeh këtë gjykatë. Ai ka thënë se nuk do të flasë më dhe është shprehur se po i mohohet e drejta e mendimit të lirë. Haradinaj tha se është arrestuar nga Millosheviqi për shprehjen e mendimit të lirë, andaj ka thënë se nuk i ka rënë pishman për luftën. “Nuk e kam njohur këtë gjykatë, nuk e njoh këtë gjykatë dhe nuk do ta njoh këtë gjykatë.  Tash e 15 vite keni mbi 150 mijë nënshkrime se jemi kundër kësaj gjykate. Deputetët me votat e tyre e kanë sjellë këtu popullin. Jam padrejtësisht këtu, e keni thyer Kushtetutën e vendit tim, çdo ligj njerëzor, të drejtën e mendimit të lirë. Unë për mendimet e lira jam i dënuar në moshën 15 vjeçare nga regjimi i Millosheviqit, nuk jemi penduar.  Dhe nga ky moment unë më nuk do të flas.”, tha Haradinaj n[ fund të paraqitjes së tij.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …