Numri i rasteve aktive me virusin korona aktualisht në Kosovë është 1.393 persona të infektuar

Në orët e fundit janë shëruar 72 pacientë nga virusi korona ndërsa janë konfirmuar edhe 54 raste të reja në nivel vendi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 670 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 54 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.574 raste nga 67.294 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.492 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.457.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …