leoni

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati, Tomë Gashi nuk i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale, raciste

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku dhe avokati, Tomë Gashi nuk i përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale, raciste

Gjykata Speciale ka ftuar,  Tomë Gashin, avokat i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinaku. Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi  për mediet, ndërkohë që ka saktësuar se që të dy e refuzojnë këtë ftesë. Ditë më parë, kryetari dhe nënkryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, u arrestuan nga Specialja me dyshimin se “penguan administrimin e drejtësisë”. Haradinaj tashmë është paraqitur në Gjykatë, derisa Gucati do të paraqitet nesër. “Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e ka të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku. Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. Ai ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe donë të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak. Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Ali Ahmeti: Gjuha e flamuri për të cilat dhenë e lanë me gjak, Mic Sokoli, Hasan Prishtina e Isa Boletini sot lirshëm përdoren në tokat dardane

Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Bajram Curr të Tropojës ku …