Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh thotë se është Serbia ajo e cila duhet ta ndryshojë kushtetutën

Ish-ambasadori i  Holandës, Robert Bosh, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”. “Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Realisht Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet për Kosovën se entiteti autonom, përsëri është i vlefshëm. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, ka thënë Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …