KEK
Fillimi / Lajmet / Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim
Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj: Për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020 qeveria më shpërbleu me shkarkim

Ilir Murtezaj, i cili deri tani ka ushtruar pozitën e drejtorit të Administratës Tatimore të Kosovës, është i befasuar me vendimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, për lirimin e tij nga pozita e drejtorit. Murtezaj tregon se nuk ka qenë i informuar paraprakisht për një vendim të tillë. “Për mua është lajm befasues, për shkak se nuk kam pasur asnjë takim as me ministren e Financave, Hykmete Bajrami dhe as me kryeministrin Avdullah Hoti, për të diskutuar për këto tema”, ka deklaruar ai. Megjithatë, vendimin e Qeverisë së Kosovës, ai e quan “shpërblim për rezultatet e arritura të ATK-së, gjatë periudhës 2019 -2020”. “Duke u bazuar në të gjitha vlerësimet, si raportet vendore dhe ndërkombëtare, si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore, dhe se fundmi Raporti i Progresit, vlerësohet lartë puna gjatë vitit 2019-2020, në kohën kur unë e kam qeverisur këtë institucion”, ka thënë mes tjerash Murtezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Politika amerikane ndaj Serbisë nuk ka ndryshuar, ajo ka mbetur e njëjtë për shumë vjet

SHBA-të i kanë shtuar jashtëzakonisht shumë masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtuar jashtëzakonisht shumë masat e sigurisë në prag ...