OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Sot sistemit shëndetësor i janë shtuar edhe 1500 specializantë të cilët për vite nuk e kanë paraktikuar profesionin

Sot sistemit shëndetësor të Kosovës i janë shtuar edhe 1500 specializantë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se e kishte në prioritet që të zgjidhte këtë çështje “njëherë e përgjithmonë” që, sipas tij, ishte problem i madh në këto pesë vjetët e fundit. “Këta për vjet të tëra nuk kanë praktikuar profesionin e tyre, për të cilat kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializim në fushat e tyre të preferuara”. “Mjekët e kanë pritur këtë vendim për specializim. Jam i lumtur për juve që do të shtoheni kuadros më të shkolluar në vend, armatës së mjekëve shembullorë që u dëshmuan në çdo kohë. Jemi të lumtur që e keni thyer bllokadën e pakuptueshme dhe i kemi dhënë mundësi 1500 mjekëve për të filluar specializimin”, ka thënë Zemaj, duke shtuar se ky konkurs do të hapet çdo vit.

Kontrolloni gjithashtu

Uran Ismaili: Më 7 qershor qytetarët vendosin për ndryshim, PDK-ja dhe Bedri Hamza alternativa për dalje nga kriza

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit …