Osmani: Propozuam amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me të cilin synohet të ndihmohen prodhuesit vendor

Propozohet amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike me të cilin do të ndihmohen prodhuesit vendor

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit po synohet të ndihmohen prodhuesit vendor në këtë periudhë të vështirë të pandemisë.“Pra, nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë. Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?”, ka theksuar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …