Kosova mund humbasë mbështetësin e saj më të madh në Kongresin amerikan, Eliot Engel, kur të largohet nga detyra

Eliot Engel ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Gjykatës së Hagës pasi ka shënjestruar vetëm qytetarët e një etnie

Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, Eliot Engel,  tha se Hashim Thaçi tregoi respektim ndaj ligjit, kur dha dorëheqje nga posti i presidentit, për t’u përballur me drejtësinë. Por, Engel shtoi se Kongresi amerikan do të përcjellë nga afër punën e Gjykatës Speciale, që të sigurohet se po i përbahet ligjit dhe po respekton të drejtat e të akuzuarve. Engel ka kritikuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi ka shënjestruar vetëm qytetarët e një etnie, shqiptarët. “Dua të shpreh shqetësimin tim serioz lidhur me atë se si gjykata ka ushtruar mandatin e saj. Statusi që ka krijuar Gjykatën Speciale, nuk e ka kufizuar atë që të merret vetëm me shqiptarët. Ligji thotë se juridiksioni i gjykatës është për krimet e luftës që janë bërë në Kosovë gjatë një kohe të caktuar në periudhën e luftës. Fatkeqësisht, kjo gjykatë duhet se vepron si një gjykatë etnike – që ndjek vetëm shqiptarë që pretendohet se kanë kryer krime”, tha Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …