Gani Koci

Gani Koci: Të mbuloftë turpi e të vraftë gjaku i Qerimit, vëllait tënd, o Ibrahim Kelmendi!

“Urime Kosovë për çlirimin nga gjarpri”  ka shkruar  në një postim të tij  njëri nga ish udhëheqësit kontravers të LPK-së, Ibrahim Kelmendi. Ky postim ka ka nxitur reagimin e anëtarit të PDK-së, Gani Kocit, i cili në kundërpërgjigje ka shkruar: “Të mbuloftë turpi e të vraftë gjaku i Qerimit, vëllait tënd, o Ibrahim Kelmendi! Po dorë e zgjatur e kujt je?”.  Ai është kundërpërgjigjur Kelmendit edhe me një koment tjetër, duke publikuar edhe mesazhet e komunikimit privat mes tyre, ku Ibrahim Kelmendi ofendon me fjalë të rënda tashmë ish presidentin, Hashim Thaçi. “Veq gjakshprishurit si ti o Ibrahim Kelmendi , i gëzohën burgosjes së çlirimtarëve! Të mbuloftë turpi. Shihni edhe gojëprishurin Ibrahim, o njerëz të mirë”, ka shkruar Koci, duke afishuar fotografinë e bisedës private me Kelmendin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti, pranoi një telefonatë nga kryetari i Francës, Emmanuel Macron, i cili kërkon zbatimin e AKS-së, pa vonesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga kryetari Francës, Emmanuel Macron. Ai …