Vjosa Osmani

Vjosa Osmani: Askush s’ ka mandat që ta rinegociojë Kushtetutën tonë, e cila edhe ashtu, përfshinë shumë koncesione

Kryekuvendarja, Vjosa Osmani i ka thënë shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomash Szunyog, se, për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë. Osmani me Szunyog thuhet të kenë diskutuar për zhvillimet e fundit politike e me theks të veçantë në relacionet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ajo ritheksoi se për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, nevojitet bashkërendim dhe unifikim i qëndrimeve të tërë spektrit politik në Kosovë. “

Në mënyrë që marrëveshja që do të arrihej në Bruksel të gjejë implementim dhe të konsiderohet e pranueshme në vendin tonë, konsideroj që duhet të punohet në mënyrë aktive drejt unifikimit të qëndrimeve dhe kërkesave të tërë spektrit politik në vend. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe e tillë që e respekton Kushtetutën e vendit tonë, integritetin territorial dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Askush nuk ka mandat që ta rinegociojë kushtetutën tonë e cila tashmë në vetvete përfshinë shumë koncesione”, ka thënë, Vjosa Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Pyjeve të Kosovës bën thirrje për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Në Kosovë vazhdon të ketë disbalncë mes sasisë së drurit që rritet dhe asaj që pritet për nevoja të ndryshme

Sot është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve gjatë së cilës realizohen aktivitete të ndryshme për rëndësinë …