Në seancën e sotme plenare, u zgjodh me unanimet të plotë deputetja Mimi Kodheli në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Me këtë rast, Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar deputeten shqiptare për pozitën e zëvendëspresidentes së NATO-s, Mimi Kodheli. Përmes një postimi Hoxhaj uron zonjën Kodhelin për pozitën, duke potencuar se ndjehet krenar që për herë të parë një shqiptare merr një pozitë të tillë në Asamblenë Parlamentar të NATO-s.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
