Ramush Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të Specialës është i padrejtë, Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla

Haradinaj: Vazhdimi i mandatit të Specialës është i padrejtë, Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale dhe gjykimin e krerëve të UÇK-së e quan të padrejtë, pasi konsideron se Kosova është ballafaquar njëherë me akuza të tilla, duke e ditur se UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse dhe të pastër. Haradinaj ka thënë se udhëheqësit e saj janë të pafajshëm dhe këtë e dëshmojnë edhe masakrat nga forcat serbe të cilat kanë ndodhur në komunën e Rahovecit dhe disa komuna tjera. Ndërsa ka uruar bashkëluftëtarët e tij për festën flamurit, daljen e Ushtrisë Çlirimtare në skenë, si dhe pavarësinë e Shqipërisë. Ndërsa thotë se pozita dhe opozita duhet të jenë të bashkuar për këtë rast në mbështetje, por dhe në zbatim të ligjit për mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …