leoni

OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Disa specializantë kanë paralajmëruar një protestë për nesër në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës

Një grup i specializantëve kanë paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet nesër (e enjte) në orën 10:30, në ambientet e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës. Ata do të bojkotojnë punën e tyre, duke protestuar për shkak të mosekzekutimit të shtesave për personelin shëndetësor të cilët nuk janë përfshirë në listën e përfituesve, edhe pse në vendimin e ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, është thënë se do të përfshihen të gjithë mjekët. Ky grup protestues ka theksuar se këto shtesa janë duke i përfituar personat e administratës dhe mjekët që janë në pushime mjekësore që nga fillimi i pandemisë, duke mos u marrë me asnjë pacientë me Covid-19. Arsyeja e dytë e protestës sipas tyre, është mos kompensimi i kujdestarisë. Specializantë kanë thënë se në rast se ShSKUK-ja dhe MSh-ja thonë se nuk kanë mjete për të paguar askënd, atëherë ata do të jenë të parët në krye të detyrës, “por të mos bëhet ndarje të tilla”.

Kontrolloni gjithashtu

OVL- Gjakovë: Me 27 prill 2025 bëhet varrimi i Adem Nocaj, babait të Dëshmorit të Kombit “Veli Adem Nocaj

Njoftim Mortor Të nderuara Familje të Dëshmorëve ,Invalid dhe Veteranë të Luftës së UÇK-së. Të …