Ka ndërruar jetë koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, veprimtari dhe politikani, Ndue Dodaj

Ka ndërruar jetë koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, veprimtari dhe politikani, Ndue Dodaj

Ka ndërruar jetë koloneli i Ushtrisë së Shqipërisë, veprimtari, idealisti dhe politikani, Ndue Dodaj, i njohur në Kosovë edhe  si Gëzim Kruja. I ndjeri, përveç ushtarak, ishte edhe veprimtar i dalluar i Çështjes Kombëtare. Ai i ka dhënë një kontribut të çmuar edhe luftës së UÇK-së dhe ka marrë pjesë në shumë manifestime kulturore e tematike, që janë mbajtur sidomos në Kosovë. Ka qenë edhe bashkëpunëtor i Radio-Kosova e Lirë dhe njëri ndër më dashamirësit e saj. Me rastin e vdekjes, stafi i Radios- Kosova e Lirë dhe i TV-Diellit, familjes Doda i përcjellë  ngushëllimet  vëllazërore për ndarjen nga jeta të veprimtarit, ushtarakut, idealistit dhe intelektualit të dalluar, Ndue Dodaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …