Agim Ramadani

Edon Ramadani: Babi im thoshte: Kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe

Është mbajtur në Prishtinë një akademi përkujtimore për nder të 17 vjetorit të rënies së heroit të kombit, Agim Ramadani. Me këtë rast ministri i FSK-se Haki Demolli tha se të rënët në këtë betejë në krye me komandantin Agim Ramadani nuk do të harrohen kurrë. Djali i heroit Agim Ramadani, Edon Ramadani citoi një amanet të babait të tij: “Kur pushkët bashkohen kanë fuqi më të madhe”. Me këtë fjalë i biri i Agim Ramadanit apeloi tek klasa politike për bashkim. Në akademi janë recituar edhe poezi të shkruar nga heroi. Agim Ramadani ka qenë njëri ndër oficerët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqës i operacionit “Shigjeta”.

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale duhet të zhbëhet, nëse abrogohet ligji, çlirimtarët vijnë në shtëpi

Komandant Sadik Halitjaha ka bërë një paraqitje të gjerë në emisionin “Ora News”, të udhëhequr …