Autoritetet shëndetësore rapotojnë për 327 raste të reja me Covid-19, 508 pacientë të shëruar dhe 5 raste të vdekjeve

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjeve me virusin korona, 279 raste pozitive, ndërsa 431 janë shëruar

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 751 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 279 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjeve me virusin korona.  Numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 261 raste nga 200 mijë   të dyshimtë në virus dhe 1 mijë e 387 raste të vdekjeve. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 431 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 47 mijë e 79 raste. Numri i rasteve aktive ka rënë në 5 mijë e 795.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …