Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, apelon për qasje të barabartë ndaj vaksinave kundër Covid-19

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka përsëritur thirrjen e tij për qasje të barabartë ndaj vaksinave kundër koronavirusit. “Unë dua të shfrytëzoj këtë platformë për të bërë thirrje edhe njëherë të gjitha vendet, ekonomitë dhe prodhuesit që të bashkëpunojnë me kompaninë Covax për të realizuar një qasje të barabartë, veçanërisht për më të rrezikuarit,” tha shefi i OKB-së në mesazhin e tij të regjistruar për seminarin e nivelit të lartë mbi strategjinë afrikane Covid-19 të financimit dhe vendosjes së vaksinave. “Ne duhet të sigurojmë që vaksinat të shihen si një e mirë publike globale, të arritshme dhe të përballueshme nga të gjithë”, shtoi ai. “Ne duhet të punojmë sëbshku për t’i dhënë përparësi atyre që janë më të rrezikuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Grejqevci: Liria e mediave dhe Radio Kosova e Lirë

Janë disa data që të sjellin në mendje ngjarje interesante dhe shumë mbresëlënëse! 3 Maji, …