leoni

Alon Ben Meir

Alon Ben Meir: Albin Kurti duhet ta pranojë vendim e KQZ-së, në vend që të përpiqet ta bllokojë tërë sistemin

Eksperti i njohur amerikan, Alon Ben Meir, njohës i rrjedhave politike në Kosovë e më gjerë, ka mbështetur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  i cili ia ka ndaluar Albin Kurtit dhe katër anëtarëve të tjerë të Vetëvendosjes, kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai përmes një postimi  i ka bërë thirrje Albin Kurtit, ta respektojë vendimin e PZAP-së dhe të tërhiqet nga gara për deputet. Njohja e shtetit të së drejtës është shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë; Kurti duhet të jetë i mençur ta pranojë këtë vendim, të përpiqet të pastrojë të dhënat e tij,  në vend që të përpiqet të bllokojë të gjithë sistemin”, deklaroi Ben Meir. Eksperti amerikan theksoi se Kosova duhet të formojë qeverinë të re, pasi ka shumë punë për të bërë dhe nuk ka kohë për të humbur.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …