Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bënë të ditura rregullat të cilat duhet t’i zbatojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura masat të cilat duhet të zbatojnë qytetarët në ditën e zgjedhjeve. “KQZ njofton të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve. Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim. Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart. Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit. Pas identifikimit, rivendoseni maskën. Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimin dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimin në kutinë e votimit. Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni serish duart. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit. Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555

Kontrolloni gjithashtu

KFOR-i, EULEX-i, FSK-ja dhe Policia e Kosovës përfunduan ushtrimin, “Shpata e Argjendtë 2”

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot në do të zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX …