Vendet e Quintit

Pesë vendet e Kuint-it kërkuan nga institucionet e vendit të angazhohen për një proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia, të njohura edhe si  pesë vendet e Kuint-it, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt më 14 shkurt. Ambasadorët e këtyre shteteve kanë thirrur në takim koordinatoren për zgjedhje, Laura Pula, dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, të cilat janë pjesë e memorandumit për mbrojte të votës. Ata kanë diskutuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021. Ndërsa koordinatorja, Laura  Pula i ka njoftuar ambasadorët me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se, çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …