Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Pejë, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Hoxhaj ka thënë se fitorja e PDK-së është e padiskutueshme dhe këtë po ia vërtetojnë takimet që po zhvillon në tërë vendin. “Krejt kanë pritur se PDK do ta pushojë aktivitetin, do ta mbyllim partinë, do të lodhemi, do të dorëzohemi, do ta ngrisim flamurin e bardhë. Por, ne kemi treguar diçka të jashtëzakonshme që duke qenë të goditur prej Gjykatës Speciale kemi dalë me një platformë për ta rimëkëmbë vendin, kemi shkruar një platformë për ta rimëkëmbë vendin”, ka thënë ai. Hoxhaj ka theksuar se PDK është e vetmja parti politike që ka platformë për ta rimëkëmbur ekonominë, shëndetësinë, arsimin e drejtësinë.
Kontrolloni gjithashtu
Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim
Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
