Bekim Jashari: Të qëndrojmë të bashkuar pasi vetëm në ashtu do të realizohet amaneti i dëshmorëve

Bekim Jashari: Të qëndrojmë të bashkuar pasi vetëm në ashtu do të realizohet amaneti i dëshmorëve

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, tha se elita politike duhet të qëndrojë e bashkuar pasi vetëm në atë mënyrë do të realizohet amaneti i dëshmorëve. “Ka vetëm një arsye pse ne duhet me qenë të bashkuar, në mënyrë që t’i cojmë proceset përpara, nëse jemi të përçarë nuk do të mundemi të zhvillohemi, vetëm të bashkuar jemi duke e realizuar amanetin e dëshmorëve”, tha ai. Ndërsa, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se 13 vjetori i pavarësisë, po e gjen Kosovën pa ish-krerët e UÇK-së. “Këtë ditë po e festojmë pa liderët tone. E kujtojmë edhe komandantin legjendar. Dua t’i urojë të gjithë qytetarët për këtë ditë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gazeta zvicerane "Neue Zurcher Zeitung": Paqja në Ballkanin Perëndimor po rrezikohet nga ambiciet e Serbisë së Madhe

Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …