Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës

KQZ-ja deri dje ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës, prej tyre 998 votues të refuzuar në periudhën e aplikimit. Tutje, janë 70 votues që kanë dërguar fletëvotime nga dy herë, ndërsa 421 votues të cilët janë të paidentifikueshëm. 190 është numri i votuesve që kanë dërguar dokumente jo valide. Ndërkaq 1 mijë e 336 është numri i atyre që nuk kanë aplikuar në periudhën e caktuar. Ndërsa në total janë 7 mijë e 157 vota që janë aprovuar.

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova duhet të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, madje shumë shpejt

Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka bërë të ditur se vendi i tij …