Në mbledhjen e parë ceremoniale të Qeverisë, Albin Kurti paralajmëroi shkarkime në ndërmarrjet publike

Albin Kurti: Askush nuk duhet të falimentojë vetëm pse sëmuret, do ta krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar krijimin e Fondeve të Sigurimeve Shëndetësore. Kurti në Twitter ka shkruar se asnjë njeri nuk duhet të falimentojë vetëm pse i keqesohet shëndeti. “Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtjen shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me sistemin e informacionit shëndetësor, duke siguruar udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve dhe për të lëvizur drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …