Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomáš Szunyog takon Enver Hoxhajn, kërkon nga PDK opozitë konstruktive

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Tomáš Szunyog takon Enver Hoxhajn, kërkon nga PDK opozitë konstruktive

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog ka njoftuar në Twitter se në takimin me kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ia ka përcjellë atij mbështetjen e tij që PDK të jetë opozitë konstruktive, e cila, siç tha ai, i duhet Kosovës. Szunyog bisedoi me Hoxhajn për zgjedhjet dhe proceset e rëndësishme që e presin Kosovën. “Ambasadori i BE-së në Kosovë u takua me Enver Hoxhajn dhe diskutuan për zgjedhjet e fundit dhe proceset e rëndësishme përpara Kosovës. E inkurajova PDK-në të jetë opozitë konstruktive për të cilën ka nevojë Kosova”, tha Szunyog. PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit. Pa u numëruar ende votat me postë dhe ato me kusht, PDK-ja ka marrë 17,41% të votave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …