Ramush Haradinaj: Baca Adem na e mësoi rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë, nga liria e tij

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar, veprimtarin e mirënjohur të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, në  85 vjetorin e lindjës. Haradinaj ka shkruar me këtë rast se  simboli i Rezistencës kombëtare, Adem Demaçi na  ka mësuar rrugën e lirisë. Kur të tjerët u ndalën, ti e vazhdove. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, ti e kërkoje të drejtën e plotë të shqiptarëve. Na e mësove rrugën deri te liria, duke dhënë më shumë se të gjithë,  nga liria jote. Urime ditëlindja baca Adem!”, ka shkruar Ramush Haradinaj në një postim të tij në 85-vjetorin e lindjes së Adem Demaçit, i cili sot u përkujtua me disa aktivitete tematike e përkujtimore.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …