Kurti: Ne u kemi borxh sa nuk thuhet të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të jetojmë të lirë

Sot në Qirez e Likoshan qytetar të shumtë bënë homazhe dhe përkujtuan betejën në mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të shumta serbe. Gjatë fjalës para të pranishmëve, lideri i Vetëvendosjes tha se ne u kemi borxh sa nuk thuhet të gjithë atyre që dhanë gjithçka që ne të jetojmë të lirë. Por edhe drejtësia është mohuar dhe është obligim i yni që për të gjithë këta familjarë të sjellim drejtësi duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët që kryen gjenocid. Emrat e tyre nuk harrohen kurrë, gjaku i tyre nuk humbet kurrë. Ndprkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani tha se kjo kujtesë historike dhe institucionale na ndihmon që ta kuptojmë çmimin e lartë të lirisë që populli i Kosovës e pagoi. Po ashtu është moment kur ne duhet ta ngrisim zërin tonë për drejtësi për të gjitha viktimat e shkaktuara nga regjimi serb. Vetëm duke kërkuar drejtësi dhe duke e kujtuar sakrificën ne do të mund ta ndërtojmë shtetin.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …