Veton Berisha

Veton Berisha dorëzon ankesë në PZAP për manipulimin e votave të komuniteteve nga Lista Serbe

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, nuk ka arritur që ta fitojë mandatin për këtë legjislaturë – ndonëse ishte deputet i Kuvendit të Kosovës që nga viti 2014. Ai ka thënë se do të ishte deputet i Kuvendit të Kosovës po të mos kishte një orkestrim, siç e quan ai, të Listës Serbe që ta shpërndajë votën e komunitetit serb në komunitete të tjera me qëllim që të ketë më shumë deputetë sesa vendet e rezervuara. Berisha njoftoi se sot do të dorëzojnë ankesë në PZAP duke shtuar se kanë fakte dhe dëshmi të mjaftueshme për ta mbështetur atë. Madje, Berisha ka deklaruar se posedojnë dëshmi se pjesëtarë të komunitetit serb janë detyruar të votojnë për kandidatë të caktuar të komuniteteve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Ekspertët amerikanë konsiderojnë veprimet e Kurtit si obstruksioniste, shqetësime për stabilitetin e Ballkanit

Në një seancë dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të …