Besarta Hamëz Jashari: Do të ishte e rëndomtë...

Besarta Hamëz Jashari: Do të ishte e rëndomtë…

Do të ishte e rëndomtë…
edhe nata,
edhe zjarri,
do të ishin të rëndomta sonte…
edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…
edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !
Çdo gjë do të ishte e rëndomtë,
pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.
Andaj, ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…
edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,
e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !
Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës
E juaja,
Besarta Hamëz Jashari

Kontrolloni gjithashtu

Sadik Halitjaha: Jetuam në epokën e profesor Ahmet Qeriqit, figurës së pavdekshme të kombit

Pas përfundimit të tryezës letrare-shkencore “Portrete Krijuesish”, në një atmosferë të ngrohtë familjare dhe shoqërore, …