Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Gjykata Speciale u krijua mbi gënjeshtrat dhe paragjykimet e Dik Martit, me sponsorim të Beogradit

Gjykata Speciale-Gjykatë Krimogjene! Në cilën normë ndërkombëtare, cilat ligje, në cilën traditë zakonore të drejtësisë u krijua kjo Gjykatë?! U krijua me një rezolutë të këshillit Evropian mbi bazën e gënjeshtrave, të Dick Martyt i paguar nga serbo-sllavet! Që nga fillimi për krijimin e kësaj gjykate u përdor presioni e shantazhi, deri sa u mashtruan lidershipi i Kosovës, se kjo Gjykatë ka me qenë e bazuar në ligjet e Kosovës, kështu që ju kërkuar Parlamentit të Kosovës ta aprovoj krijimin e kësaj Gjykatë duke e ndryshuar ligjin në Kushtetutë! Kjo edhe ndodhi bazuar në Rezolutën e Këshillit Evropian!

Në fillim ju rekomanduat Kosovës bazuar në këtë rezolutë Evropiane të bëjë vet kërkesë ta krijoj këtë Gjykatë ?! Kështu që Presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga i shkruan një letër, drejtuar organeve udhëheqëse Evropiane pikërisht Zonjës Katrina Eshton, që Kosova do të pranoj Gjykatën! Pastaj u shtuan presionet mbi lidershipin e Kosovës se duhet aprovuar nga Parlamenti i Kosovës kjo Gjykatë e paraparë, e cila veç kishte filluar formimin e strukturave të saja! Në fillim caktoji Krye Prokurorinë, pastaj Prokuroret dhe Gjyqtaret krejtësisht jo Kosovar jo shqiptar! Në fillim nuk precizohej se do të jetë me Seli jashtë vendit, por si dhoma të specializuara të Kosovës! Më vonë fillon presioni që të aprovohet pa tjetër me vendim të Parlamentit të Kosovës, për të ndikuar ndërhynë edhe aleati jetësor i yni Amerika, ky aleat sugjeroj lidershipin e Kosovës të aprovohet kjo Gjykatë nga Parlamenti se pse në të kundërtën, do të kaloj në këshillin e Sigurimit dhe kjo Gjykatë nuk do te ishte e Kosovës por ndërkombëtare!

Pasi kaloi aprovimi nga parlamenti, u formuar kjo Gjykatë dhe veshi veten me kompetenca e ligje të pa precedent në fushën juridike të drejtësisë në botë! Nuk u përfill as një rregull as një normë e zakon, traditë juridike deri tanishme, të njohur në drejtësinë e ndonjë shteti demokratik! Kjo Gjykatë tejkaloj kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, yshtu që privoj drejtësinë e shtetit të Kosovës! Kjo Gjykatë e quajtur speciale e pa precedent në botë deri me tani! Krijoj strukturat e veta Gjykatën Themelore, të Apelit, atë Supremen dhe Kushtetuesen në vetvete! Duke i dhënë të drejta absolute e të pa shembull deri tani vet vetes?! Nxjerrin dhe aprovojnë ligje, pastaj këto ligje i përdorin në retroaktiv që ashtë absurde për drejtësinë që njeh bota deri tani! Pa të drejt njerëzit paditen dhe dënohen kur shkelin “ligjet që nuk kanë ekzistuar”!!!

Kështu del se kjo Gjykatë pas aprovimit nga Parlamenti i Kosovës, qoftë edhe pas rezolutës së Këshillit Evropian me 2011! Nuk ka të drejt veprimi në kohën kur nuk ka ekzistuar kjo Gjykatë as ligjet e saja, donë të i ndëshkoj për ato veprime të supozuara! Po ashtu në asnjë mënyrë nuk është e drejtë të merret me ndëshkimin sipas ligjeve të tanishme, të i ndëshkoj njerëzit për <<veprat>> të kohës kur nuk ishin këto ligje!! Nga marsi i vitit 1998 deri në vitin 2000! Kur kjo Gjykatë nuk ishte atëherë nuk ishin këto ligje! Në atë kohë ishin ligjet e Jugosllavisë-Serbisë, gjë që në bazë të tyre janë konstruktuar akuzat që tani i përdor kjo Gjykatë! Gjykata speciale e quajtur e Kosovës, nuk përfillë fare ligjet aktuale që ka Kushtetuta e Kosovës, si ligji 103(7) dhe ligjet tjera!!!

Jo pa qellim kjo Gjykatë i ka përzier etapat, të luftës dhe të pas luftës, për të gjurmuar dhe eventualisht gjetur diçka për ti akuzuar me ç’do kusht çlirimtaret, duke u kamufluar dhe thirrur në krime lufte, si që dihet ligjërisht këto krime të supozuara sikur të ishin realisht, nuk vjetrohen. Duke i përzier edhe veprimet e pas luftës pas 12 qershorit kur çështjen e sigurisë në Kosovë e kishin UNMIK-u  dhe KFOR-i! Kjo Gjykatë duhet ta kuptojë drejt udhëheqjen e UÇK-së e cila u bazua dhe ka zbatuar saktë konventën ndërkombëtare të Gjenevës të vitit 1949 dhe shtojcën e saj të vitit 1967.

UÇK zbatoi saktësisht normat dhe rregullat parimet e Konventës së Gjenevës për -Të drejtat në luftë-Zakonet dhe traditat e luftës, bazuar në të drejtën ndërkombëtare. UÇK-Udhëheqja e saj, nuk mund të quhet “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” sepse nuk ka bazë që të kenë ndodhur krime, s’ka pasur asnjë urdhër nga askush për një veprimtari të tillë. S’ka patur asnjë strukturë as njësi vrastare , s’ka vrasje në masë, njerëz të pa armatosur! Nuk ka shkaktuar zjarre e djegëse masive, asnjë objekt as një shtëpi të vetme! Nuk ka shkaktuar, përhapje epidemike, dëbime masive, shkatërrime e djegieje të rafinerive apo të karburanteve! Nuk dogji grunaja, përkundrazi ju kemi dhënë leje për korrje!

Nga UÇK nuk ka ndodhur Krim as Gjenocid! Rrena dhe mashtrimi i madh i Dick Martyt u vërtetuar katërçipërisht sepse nuk ekziston trafikim organesh qoftë edhe një i vetëm! Prandaj Gjykata Speciale shpiku (Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale) Që të ketë justifikim ta zgjerojë ketë “Ndërmarrje”. Sa i duhet në vertikale dhe horizontale, që të i inkriminoj pafajshëm udhëheqësit e luftës dhe ushtarët çlirimtarë, vetëm se luftuan pushtuesin! Kjo Gjykatë harron që e drejta universale për të gjithë popujt në botë ashtë e drejtë e tyre, të jetojnë në vendin e tyre në lirë! Këtë të drejtë Evropa kur janë në pyetje shqiptaret, jo që nuk e zbaton por as nuk e pranon!

Edhe se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, GJ N D me vendimin e saj arsyetoi Pavarësinë e Kosovës. Prandaj kjo Gjykatë Speciale konsiderohet raciste dhe krejtësisht politike! Ja ka marrë pavarësinë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës! Gjurmon dhe akuzon vetëm një kategori të njerëzve, brenda llojit,  etnisë dhe përcaktimeve politike ideologjike! Për at quhet politike! 0. Rrezikon sovranitetin e sigurisë duke arrestuar krerët e Shtetit! Absurde pse kjo Gjykatë nuk ka asnjë angazhim për krimet dhe gjenocidin shtetëror të Serbisë mbi popullin e pafajshëm Shqiptar dhe të tjerë në Kosovë!

Për te gjitha vrasjet masive të fëmijëve, me bibon në dorë, jo ma pak se 1384 fëmija nga mosha një muaj deri në 13 vjeç! Vrasjet e 13.000 civilëve! Po ashtu përdhunime e shkatërrime me dhunim të prishjes së mundësisë për lindje të femrave shqiptare! Djegie mbi 280.000 shtëpive e objekteve tjera si edhe ato të kultit fetar si dhe asgjësimin e blegtorisë! Mbi katërqind masakra civile, njerëz të pa fajshëm gra e pleq të pa mbrojtur! Kidnapimin e tyre të gjallë të vrarë e të masakruar i dërguan në largësi 400 km në thellësi të Serbisë, me qëllim që të i humbin gjurmët e krimit! As një nga këto të lart shënuara si ka objekt të saj kjo Gjykatë e turpit! E quaj kështu të turpit sepse e tillë do të është nëse vazhdon me hetime e dënime një etnike dhe si e tillë do të përfundoj!

Po kështu do të mësohet edhe në të ardhmen në të gjitha studimet juridike botërore! Prandaj duhet ta mbyll Evropa sa ma parë këtë Gjykatë që doli nga rezoluta e pa drejtë, nga mashtruesi i shekullit, monstrumi, Dick Marty! Shpresoj se pas ardhjes së mikut ma të madh të shqiptarëve Presidentit Amerikan Joe Biden do të ndikojë që të zbatohet drejtësia e pa anshme, tani kongresi ka caktuar një komision, të përcjellë punën e kësaj Gjykate! Shpresoj se Amerika ka rezonuar drejt në raport me këtë Gjykatë dhe punën e saj. Besoj se edhe mbrojtja është në nivelin e duhur, që të mos lejojë të zgjat pa kuptim por të mbyllet sa ma parë kjo Gjykatë.

Uroj që mos jetë aq e manipuluar Gjykata, sa ashtë prokuroria, Ajo duhet të marrë  qëndrime të pa varura e të drejta t’ i lirojë çlirimtaret sa ma shpejt nga ndalimet e pa ligjshme, të pa para ndonjëherë në historitë e drejtësisë! Të burgosen personat pa aprovimin e aktakuzës nga gjykatësi i procedurës paraprake si dhe tendenca dhe përpjekjet për të konstruktuar akuzat gjatë kohës që ata mbahen në burg, ky parim është i pa shembullit për drejtësinë!!!

Tentativa e prokurorëve për ta futur  në lajthitje mbrojtjen pa ju dhënë akuzat e pa redaktuara, që të i kenë armët e barabarta mbrojtja me prokuroret! Fshehja e dëshmitarëve të paguar shumë e rregulluar me privilegje e njohje të qëndrimit në vendet e preferuara, që të dëshmojnë me deklaratat që vet i kanë shpikur e konstruktuar të rreme! Pastaj me akuzat në formim dhe hetuesi në vazhdimësi edhe në kohen kur nuk kanë të drejt as ligjore as procedurale! Të gatshëm të i Gjykojnë edhe pa i përfunduar akuzat! Gjë që jep të kuptohet se kjo Gjykatë punon me porositë e themeluesit!

Kjo nuk duhet lejuar nga Shteti i Kosovës duhet bërë të gjitha ato veprime që i takojnë Shtetit për qytetaret e vet! Kjo kërkohet nga Qeveria. domosdoshmërish të veproj aq ma tepër kur janë në pyetje krerët e Shtetit dhe ata që e çliruan dhe themeluan Shtetin. Por kur e kem parasysh që pushtetin e kanë tani ata që kanë bërë shumë për ti dërguar në burg oponentët politik , nuk shpresoj që të njëjtit të garantojnë, për tu mbrojtur në liri dhe të kthehen në Kosovë! Jam i bindur kanë me u liruar të gjithë çlirimtaret të pa fajshëm! Por pasojat individuale dhe të përgjithshme do ti kenë të akuzuarit, familjet e tyre. Po ashtu po njolloset lufta çlirimtare dhe Kosova!

Në emër të luftëtare Zëvendës Komandanti i ZOP,  Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …