leoni

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit, Driton M. Veliu

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit, Driton M. Veliu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, deputetin Bekim Haxhiu e familjarë të dëshmorit, kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit Driton M. Veliu, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, në përvjetorin e rënies heroike të tij.

Para të pranishmëve, kryetari Jashari ka thënë se e kanë për obligim që të jenë të bashkuar në mënyrë që të jetësojnë amanetin e të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme”, ka thënë Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

U promovua libri: Arbër Hadri, “Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj çështjes së Kosovës 1989–2008”

Sot, në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë …